Vetëm 273 persona nga 20 mijë që dolën vullnetarë për provën e fazës së tretë të vaksinës Sputnik V të Rusisë janë infektuar me koronavirus pas bërjes së vaksinës. Kjo përbën vetëm 1.5% të numrit të personave deri tani.
Duke folur për një kanal televiziv lokal, nënkryetarja e bashkisë së Moskës, Anastasia Rakova, u tha gazetarëve se vaksina e parë e regjistruar në botë Covid-19 po paraqitet mirë, duke imunizuar me sukses 98.5% të personave që e kryen.
“Deri më sot, më shumë se 20,000 njerëz kanë marrë të dyja dozat e vaksinës në provat klinike pas regjistrimit.” – shpjegoi ajo.
“Ne kemi regjistruar vetëm 273 raste Covid-19. Kjo është 1.5% e të vaksinuarve. Këto shifra flasin vetë për efektivitetin e kësaj vaksine.” – shtoi ajo.
Nënkryetarja e bashkisë gjithashtu shpjegoi se Moska ka përgatitur një zinxhir të plotë logjistik për vaksinën gjatë gjashtë muajve të fundit, duke përfshirë ruajtjen dhe transportimin e saj.