Drejtuesi i lartë i gjigantit farmaceutik ‘Pfizer’ tha se ende nuk është e qartë nëse ata që do e bëjnë vaksinën kundër Covid-19 do jenë në gjendje ta transmetojnë koronavirusin tek të tjerët, vetëm një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar u bë e para që miratoi bërjen e vaksinës së kompanisë.
Ndërsa CEO-ja i Pfizer, Albert Bourla, tha se ai pret që vaksina të përhapet shpejt pasi të marrë dritën jeshile nga zyrtarët shëndetësorë amerikanë, duke ndjekur hapat e Britanisë.
Ai vuri në dukje se mbetet të shihet nëse ata që doe bëjnë vaksinën do e kenë dhe do e përçojnë virusin te të tjerët.
“Edhe pse kam pasur mbrojtjen pas vaksinës, a jam ende në gjendje t’ia transmetoj atë njerëzve të tjerë?” – pyeti gazetari Lester Holt i NBC, duke nxitur një përgjigje befasuese nga Bourla:
“Unë mendoj se kjo është diçka që duhet të shqyrtohet. Ne nuk jemi të sigurt për këtë tani.”
Muajin e kaluar, Pfizer njoftoi se vaksina e saj – e zhvilluar së bashku me firmën gjermane BioNTech – ishte provuar të ishte më shumë se 90 për qind efektive në dhënien e imunitetit te personat që morën pjesë në testime, duke marrë dritën jeshile nga autoritetet shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën për të filluar shpërndarjen për përdorim të gjerë.