Në barazim ka përfunduar derbi i Tiranës mes kampiones në fuqi, Tiranës e Partizanit.
Pas këtij rezultati, ekipi i drejtuar nga trajneri Daja, ka ruajtur përkohësisht kreun e renditjes në pritje të ndeshjeve të ditës së nesërme.
Tirana nga ana e saj pohon edhe njëherë periudhën jo shumë të mirë që po kalon duke u renditur në vendet e fundit të renditjes.
Ditën e nesërme luhen takimet Skëndërbeu-Laçi, Vllaznia-Bylis, Kukësi-Apolonia e Teuta-Kastrioti.