Vendosni fjalën kyçe....

“Do hyjmë në parlament, më 25 prill do japim mesazh të fuqishëm ndaj tre kryetarëve të korruptuar” – Topalli


Ish-kryetarja e Kuvendit në qeverisjen e PD-së, Jozefina Topalli, deklaroi mbrëmjen e sotme se në zgjedhjet e 25 prillit, partia që drejton synon të japë një mesazh të fuqishëm ndaj tre liderëve të korruptuar të tre partive të mëdha.

Sipas Topallit, partia e drejtuar prej saj do hyjë me një numër mandatesh që do bëhen faktor i rëndësishëm.

“Ne synojmë që me 25 prill të jepet një mesazh shumë i fuqishëm ndaj tre kryetarëve të korruptuar që janë përgjegjësit kryesorë për situatën në të cilën është vendi sot. Fronti i ri i ndryshimit hyn në parlament me një numër mandatesh që bëhen faktor i rëndësishëm. Riciklimi të lë brenda së njëjtës kënetë politike, por ne duam që gjërat të ndryshojnë dhe të largojmë përgjegjësitë kryesorë.” – tha Topalli për Vizion+.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *