Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj për dekriminalizimin e kanabisit në nivel federal, për herë të parë në histori.
Ky veprim mund të hapë gjithashtu rrugën për rivlerësimin e dënimeve të mëparshme federale të personave lidhur me kanabisin.
Projektligji u miratua me 284 pro e 164 kundër, me pesë Republikanë që u shkëputën nga partia e tyre dhe votuan pro, ndërsa gjashtë Demokratë kundërshtuan. Projektligji tani do të kalojë në Senat.
Ky projektligj jo vetëm që do të dekriminalizonte drogën, por gjithashtu do të mandatonte rivlerësimet e dënimeve të marra lidhur me kanabisin.
Në një debat mbi ligjin të Premten në mëngjes, ata që ishin në favor të legjislacionit argumentuan se dënimet federale të kanabisir janë provuar të jenë ‘të pamatura dhe të padrejta’, dhe përdorimi i drogës duhet të jetë një çështje e shëndetit publik sesa një çështje ligjore.
Ata që e kundërshtuan projektligjin argumentuan se kanabisië është dera hyrëse drejt përdoriit të drogës dhe se legalizimi do çojë në një ngritje të krimeve dhe vdekjeve lidhur me prodhimin, shpërndarjen e shitjen e drogës.
Ndërsa legalizimi i kanabisit ka mbetur një ‘patate’ e nxehtë në SHBA, 15 shtete dhe Distrikti i Columbias e lejojnë për përdorimin rekreativ dhe një total prej 36 shtetesh dhe Distrikti i Columbias kanë miratuar përdorimin mjekësor.