Vendosni fjalën kyçe....

Franca mund të mbyllë më shumë se 80 xhami në mbarë vendin


Qeveria franceze ka kërcënuar të mbyllë dhjetëra xhami që janë shënuar si kërcënime të mundshme të sigurisë.

Masat janë pjesë e një fushate agresive për të goditur ekstremizmin islamik në vend. Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, tha të enjten se autoritetet kishin në shënjestër 76 xhami të dyshuara për promovimin e ‘separatizmit’.

Në një intervistë për radion RTL, ai pohoi se në ‘disa zona të përqendruara’ të vendit, xhamitë janë qartësisht kundër vlerave republikane.

Ai tha se shërbimet e inteligjencës së Francës kanë ‘ndjekur’ hoxhallarë që predikojnë ide ‘në kundërshtim me vlerat tona’.

Darmanin theksoi, megjithatë, se institucionet që janë identifikuar si rreziqe të mundshme janë vetëm një pjesë e më shumë se 2,600 vendeve të adhurimit mysliman në Francë.

“Në ditët në vijim, do të kryhen kontrolle në këto vendet e adhurimit. Nëse ndonjëherë këto dyshime konfirmohen, unë do të kërkoj mbylljen e tyre.” – shkroi ai në një postim në ‘Twitter’ duke komentuar intervistën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *