Zhytësit mund të ushtrojnë sportin e tyre të parapëlqyer në thellësi të reja pa qenë nevoja që të shkojnë në oqean. Në Poloni është hapur një pishinë 45 metra e thellë.
Ndërtuesit e saj pretendojnë se ajo është pishina më e thellë në botë. Ajo ka 8000 metra kub ujë. Rreth 20 herë më shumë sesa një pishinë standarte prej 25 metrash.
Vendi i argëtimit që mund të përdoret edhe për stërvitje ka kushtuar rreth 11 milionë euro dhe procesi i ndërtimit ka zgjatur rreth dy vjet.
Përveç thellësisë, pishina ka edhe disa ndarje që luajnë rolin e shpellave nënujore.