Jozefina Topalli, ka pohuar mbrëmjen e sotme se në krye të Partisë Demokratike është një lidership me mentalitet enverist, me të cilin ajo nuk mund të pajtohet kurrë.
Kryetarja e partisë së re, Lëvizja për Ndryshim tha gjithashtu se sigla PD nuk përfaqëson më Partinë Demokratike.
Sipas ish-kryetares së Kuvendit, në deklaratën e dhënë për Vizion+, në qeverisjën e PD-së, të jesh demokratik nënkupton pasjen e disa vlerave e parimeve.
“Jeta ime është 20 vite me demokratët. Ajo që ishte Partia Demokratike nuk ekziston më sepse në krye të saj është një lidership që ka një mentalitet enverist me të cilin unë nuk mund të pajtohem asnjëherë. Por edhe sot që flasim bashkë dhe gjatë gjithë këtyre ditëve unë vazhdoj punën dhe komunikimin me demokratë me të cilët unë kam punuar prej vitesh, shumë prej të cilëve i kanë larguar. Unë nuk jam aq naive sa të besoj që germat ose sigla e dy germave PD është Partia Demokratike. Të jesh demokratike do të thotë të kesh ca vlera dhe ca parime.” – tha ajo për Vizion+.