Vendosni fjalën kyçe....

NASA paguan kompaninë private vetëm 1 dollarë, për të mbledhur gurë nga Hëna


Nasa po paguan një kompani me 1 dollarë për të mbledhur gurë nga Hëna.

BBC shkruan se të enjten, kompanisë Lunar Outpost-it iu dha një kontratë për të mbledhur mostra për agjencinë hapësinore amerikane.

Kjo është një nga katër kontratat e dhëna nga Nasa, për programin e saj të mbledhjes së burimeve hënore me kosto të ulët.

Ofertuesit e tjerë fitues ishin Masten Space Systems me bazë në Kaliforni dhe ispace me bazë në Tokio.

“Kompanitë do të mbledhin mostrat dhe më pas do të na japin prova vizuale dhe të dhëna të tjera që janë mbledhur.” – tha një zëdhënës i Nasa.

“Plani është që misioni të zhvillohet në vitin 2023, por ne jemi duke punuar me disa kompani të ndryshme zbarkimi, të cilat mund të rezultojnë në një datë më të hershme të nisjes.”- i tha BBC-së CEO-ja i kompanisë fituese, Justin Cyrus.

Lunar Outpost me bazë në Colorado, një firmë robotikësh, do të paguhet vetëm 1 dollarë për mbledhjen e shkëmbinjve të hënës nga Poli i Jugut hënor.

Por tarifa nuk është motivimi për këto kompani. Pritet të ketë shumë përfitime shkencore për misionin, siç është lejimi i firmës për të praktikuar nxjerrjen e burimeve nga sipërfaqja hënore.

Cyrus e quajti këtë “një ndryshim paradigme në mënyrën se si shoqëria mendon për eksplorimin e hapësirës”.

Kompania është në bisedime me Blue Origin dhe disa kompani të tjera që po punojnë për të fluturuar në Hënë.

“Shuma nominale për një dollar është një precedent i rëndësishëm që Nasa po krijon.”- tha Sinead O’Sullivan, një ekspert i hapësirës.

Paratë për tre kompanitë do të paguhen në një proces me tre hapa. Një total prej 10% të fondeve do paguhen në kohën e dhënies, 10% kur kompania fillon mbledhjen, dhe 80% kur Nasa verifikon që kompania ka mbledhur materialin.

“Po, 1 dollarëshi do të vijë në tre këste të vogla, por të rëndësishme prej 0,10 dollarë, 0,10 dollarë dhe 0,80 dollarë.”– bëri shaka Cyrus.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *