Vendosni fjalën kyçe....

Norvegjia do të përdorë tre lloje të vaksinave për të luftuar Covidin


Norvegjia ka në plan të përdorë të treja vaksinat e zhvilluara nga kompanitë Moderna, AstraZeneca, si dhe Pfizer e BioNTech për të luftuar koronavirusin.

Lajmi u bë i ditur këtë të premte nga ministri i shëndetësisë i Norvegjisë.

Reuters shkruan se në tremujorin e parë të vitit 2021, Oslo pret të marrë një total prej 2.5 milion dozash të vaksinave, duke mbuluar 1.25 milion njerëz – ose 23% të popullsisë.

Ministri Bent Hoeie tha se dozat do të mbulonin afërsisht 1.3 milion njerëz në Norvegji të cilët konsiderohen në grupet e rrezikut.

Ndërsa përsa i përket personave të shëndetshëm, ata do të duhet të presin.

Norvegjia që nuk është anëtare e BE-së, do të ketë akses në disa prej vaksinave të marra nga Bashkimi Evropian falë Suedisë. Kjo e fundit që është vend anëtar në BE, do të blejë më shumë doza vaksinë se sa i nevojiten dhe do t’i shesë ato në Norvegji, menjëherë pas Vitit të Ri.

“Deri në Pashkë, ne mund të jemi në një situatë krejtësisht të ndryshme se sot.”– tha Hoeie.

Norvegjia po vazhdon me vaksinimet më shpejt sesa ishte njoftuar më parë. Kryeministrja Erna Solberg tha në tetor se priste që vaksinimet të fillonin në gjysmën e parë të 2021.

Në Norvegji, njerëzit e parë që do ta marrin vaksinën do të jenë qytetarët në shtëpitë e kujdesit e në veçanti ata më të moshuarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *