Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar njerëzve që të vazhdojnë ta marrin seriozisht pandeminë Covid-19 dhe të mos sillen sikur pandemia së shpejti do të ketë mbaruar, megjithë përparimin e fundit në zhvillimin e vaksinave.
“Ecuria e vaksinave na jep të gjithëve një ndihmë të madhe dhe tani mund të fillojmë të shohim dritën në fund të tunelit.” – tha të premten shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, përpara se të shtonte:
“Megjithatë, OBSH-ja është e shqetësuar se ekziston një perceptim në rritje se pandemia Covid-19 ka mbaruar.”
Zyrtari shëndetësor vazhdoi të shpjegonte se ‘aktualisht, shumë vende janë dëshmitare të transmetimit shumë të lartë të virusit Covid-19’.
Kjo ushtron një presion të jashtëzakonshëm shtesë mbi spitalet, njësitë e kujdesit intensiv dhe punonjësit shëndetësorë.
Për më tepër, të dhëna të reja alarmante tregojnë se mbrojtja nga vaksinat ‘mund të mos jetë e përjetshme dhe për këtë arsye mund të ndodhin riinfeksione’, tha eksperti më i lartë i urgjencave i OBSH-së, Mike Ryan.
“Vaksinat nuk janë të barabarta me zero Covid.”
Komentet e OBSH-së vijnë kur Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi i parë në botë që miraton një vaksinë kundër Covid-19, të zhvilluar së bashku nga Pfizer dhe BioNTech.
Përgatiti për Hashtag.al, K. Manjani.