Partia Demokratike ka vijuar me denoncimet mbi procesin e Rindërtimin. Kryetari i degës në Durrës, Ferdinand Xhaferri ka dalë në një deklaratë për mediat, ku është shprehur se qyteti bregdetar po vuan kostot e larta dhe të pamerituara pas tërmetit të vitit të kaluar.
Xhaferraj thotë se qeveria do të ndërtojë 1 shkollë me 1.2 milionë euro, me gati dyfishin e çmimit, ndërsa thekson se asnjë nga shkollat në rindërtim nuk ka përfunduar.
Ai sjell si shembuj gjimnazin “Naim Frashëri” dhe “14 Nëntori” ndërsa i bën thirrje Prokurorisë të nisë hetimet.
DEKLARATA E XHAFERRIT
Një vit më parë, tërmeti i 26 Nëntorit e shndërroi Durrësin në qytetin më të dëmtuar nga pasojat e tij. Por një vit më pas, Durrësi po vuan koston shumë të lartëdhe të pamerituar të tërmetit të babëzisë së korrupsionit qeveritar.
Vetëm numri i shkollave të dëmtuara nga tërmeti ishte32. Edi Rama u premtoi durrsakëve se shkollat do të rindërtoheshin me shpejtësi dhe do të ishin gati përvitin e ri shkollor, por këtë premtim e mori era.
Sot, një vit pas tërmetit, asnjë nga shkollat e Durrësit nuk ka përfunduar. Ato janë parë si një mundësi për tëndarë paratë e taksapaguesve shqiptarë për klientët e zakonshëm të qeverisë.
Për të parë sesi vjedhin, mjafton të krahasojmë tenderine qeverisë dhe atë të Bashkimit Europian për shkollat. Të dy tenderat u hapën në të njëjtën kohë.
Bashkimi Europian do të ndërtojë 1 shkollë me 680 mijë euro, qeveria do të ndërtojë në Durrës 1 shkollëme 1.2 milionë euro, me gati dyfishin e çmimit.
Ky fakt i thjeshtë bën të qartë për çdo durrsak dheqytetar tjetër shqiptar se programi i rindërtimit ngatërmeti është shndërruar në programin më të madh tëpërfitimit, abuzimit dhe vjedhjes.
Shkolla 14 Nëntori ku gjendemi sot është simbol ikorrupsionit të qeverisë dhe bashkisë. Shkolla u rikonstruktua 1 vit para tërmetit me rreth 1 milionëeuro, fond ky i mjaftueshëm për të ndërtuar një shkollënga e para. Vangjush Dako dha 1 milionë euro, por atou zhdukën në 26 nëntor.
Askush nuk kërkon llogari për cilësinë e dobët tëpunimeve të kryera, që kanë vendosur nxënësit nërrezik. Tani, do të harxhohen edhe 1.2 milionë euro tëtjera që shkolla të bëhet nga e para.
Po të shkojmë pak më tutje, është gjimanzi “NaimFrashëri”. Durrsakët besojnë se pas shembjes sëshkollës fshihen afera korruptive, plane për ndërtimekullash mbrapa saj.
Deri në mars, kur shkollat u mbyllën nga pandemia, nëkëtë shkollë nxënësit kanë vijuar mësimin normalisht, pa u lajmëruar se shkolla ishte në rrezik shembje.
Tërmeti i babëzisë që nuk kursen as shkollat, ka lënëmbi 30 shkolla ende të papërfunduara në Durrës. Njëpjesë e tyre akoma nuk janë shembur apo nuk kanënisur fare të ndërtohen. Mijëra nxënës dhe mësuesmësojnë më 2 dhe 3 turne, shpeshherë pa transport tësigurtë, vetëm se hajdutët e fatkeqësive kanë si prioritettë vjedhin këdo, në çdo kohë.
Në Durrës, prokuroria ka një punë kolosale për të bërë. Kudo ku hapet një dokument për rindërtimin, ështëmbrapa një aferë korruptive.
Denoncimet janë në dosje, duhet pak vullnet për të bërëdrejtësi për qindra mijëra durrsakë që po vidhen ditën për diell edhe me shkollat e fëmijëve.