Ka përfunduar shorti në institucionin e Presidentit i Republikës për zgjedhjen e nëntë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Po ashtu janë përzgjedhur edhe zëvendësuesit e tyre.
Nga Gjykata Kushtetuese u përzgjodhën Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska, ndërsa nga Gjykata e Lartë Ervin Pupe.
KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021, pasi KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar, që ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Lista e kandidatëve është marrë nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykatat e Apelit, Prokuroritë e Apeleve dhe Gjykatat Administrative.
Gjyqtarja Vitore Tushe nga lista e kandidatëve nga Gjykata Kushtetuese, mbeti e pa zgjedhur nga shorti i hedhur.
Kandidatët e përzgjedhur:
NGA GJYKATA KUSHTETUESE
–Marsida Xhaferllari zgjidhet anëtare e parë e KED
–Elsa Toska zgjidhet anëtarja e dytë e KED
-Fjona Papajorgji, anëtare zëvendësuse në KED
NGA GJYKATA E LARTË
-Ervin Pupe zgjidhet anëtar i KED
-Ilir Panda zgjidhet anëtar zëvendësues i KED
NGA PROKURORIA E PËRGJITHSHME
–Adnand Xholi zgjidhet anëtar i KED
-Kujtim Luli zgjidhet anëtar zëvendësues i KED
NGA GJYKATAT E APELIT
-Astrit Kalja përzgjidhet si anëtar i KED
-Elona Toro përzgjidhet si anëtare e KED
-Zegjine Sollaku zgjidhet anëtare zëvendësuese në KED
PROKURORITË E GJYKATAVE TË APELIT
-Gjon Fusha zgjidhet anëtar në KED
-Genti Xholi zgjidhet anëtar i KED
-Kleanth Zeka anëtar zëvendësues i KED
GJYKATAT ADMINISTRATIVE
-Rilinda Selimi zgjidhet anëtare e KED
-Gentiana Xhelili zgjidhet anëtare zëvendësuese në KED/Hashtag.al