Gjykata ka lënë në burg Gjergj Gjinin, personin e dyshuar për plagosjen me armë të 43-vjeçarit Hilë Gjini në Balldre të Lezhës.
Sipas “Shqiptarja.com”, 69-vjeçari ka thënë para gjykatës se ka patur konflikte të vazhdueshme me Hilë Gjinin, por i kishte zënë pritë për ta trembur e jo për ta qëlluar.
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Gjergj Gjinin, autorin e plagosjes së 43-vjeçarit Hil Gjini, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së martës në Balldre të Lezhës.
Avokati i 69-vjeçarit Petrit Mhilli kërkoi një mase më të butë ndaj klientit të tij me pretendimin se ka probleme shëndetësore. Por kjo kërkesë nuk u mor parasysh.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në Balldre të Lezhës.
69-vjeçari Gjergj Gjini akuzohet se i zuri pritë dhe qëlloi me armë ndaj fqinjit të tij Hilë Gjini, teksa ky i fundit po dërgonte fëmijët në shkollë me automjetin e tij. Me ta ishte edhe bashkëshortja e tij.
Besohet se ka qenë kjo e fundit dhe fëmijët ata që kanë ndërhyrë për t’i marrë armën nga dora të dyshuarit.
Hilë Gjini dhe Gjergj Gjini dyshohet se kishin konflikte të mëparshme me pronat ndërsa ky i fundit e akuzon të parin se i ka helmuar delet disa vite më parë.