Vendosni fjalën kyçe....

RFA: Koreja e Veriut ka pushkatuar në publik 50-vjeçarin që theu karantinën


Autoritetet në Korenë e Veriut kanë ekzekutuar publikisht një qytetar për shkeljen e “masave emergjente të karantinës”.

Kështu ka raportuar sot Radio Free Asia.

Koreja e Veriut pretendon publikisht se virusi nuk ka mbërritur në vend, por ka vendosur masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e virusit, duke përfshirë bllokimin e qyteteve dhe qarqeve të tëra, anulimin e ngjarjeve të mëdha kulturore si dhe ka ndaluar udhëtimin midis provincave.

Në Prill, Pyongyang zgjati deri në fund të vitit vendimin për karantinën. Që atëherë, kanë ndodhur disa incidente kur njerëzit ilegalisht kaluan kufijtë dhe kur u kthyen në qark ai vendosi masa edhe më të rrepta.

“Ata mbajtën një ekzekutim publik me pushkatim, për të kërcënuar banorët këtu në zonën kufitare, sepse ka pasur shumë kontakte me njerëzit në anën tjetër të kufirit, duke përfshirë një kontrabandë të madhe.”- tha një burim për RFA-në.

Viktima thuhet se ishte një burrë rreth të 50-tave.

“Ekzekutimi publik ndodhi sepse viktima u akuzua për shkelje të karantinës përpara se masat emergjente të hynin në fuqi rreth 20 nëntorit. Një burrë në të 50-at e tij i cili u përpoq të kontrabandonte mallra me partnerë kinezë u ekzekutua për t’u bërë shembull më 28 nëntor.”– tha burimi.

Pavarësisht rregullave të ashpra, kontrabandistët që sigurojnë jetesën e tyre duke transportuar fshehurazi mallra kineze në Korenë e Veriut vazhduan të kalonin kufirin e gjatë 880 milje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *