Kiço Londo është shkarkuar nga detyra si drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Këtë post në vend të tij e ka marrë regjisori Altin Basha. Vendimi është marrë në mbledhjen e dy ditëve më parë të Këshillit të Ministrave.
“Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’, lirohet nga kjo detyrë.
- Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli.”- thuhet nw VKM.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.
Kujtojmë se Londo qëndronte në këtë detyrë që prej qershorit të vitit 2014. Ndërsa Altin Basha u largua vetëm pak kohë më parë nga programi i humorit ‘Portokalli’ në televizionin “Top Channel”, pas 17 vitesh.