Vendosni fjalën kyçe....

24 viktima dhe 984 të infektuar lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 viktima dhe 984 të infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa numri i të shëruarve është 631 persona.

Numri i rasteve të reja vjen pasi u testuan  2.995 mostra.

Numri më i madh i viktimave është regjistruar në Shkup, gjithsej 12; në Manastir 3, në Kumanovë 2 ndërsa nga 1 janë regjistruar në 7 qytete tjera.

Sipas raportit të Ministrisë të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ka arritur në 67.311 persona, prej tyre 1.901 kanë humbur betejën me COVID-19, 42.872 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 22.538 persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *