Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Opinioni i Venecias tregoi se veprimet e Ramës për zgjedhjet janë anti-kushtetuese


Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një intervsite për emisionin Kjo Javë në televizionin News 24

Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një interviste për emisionin “Real Story” ka komentuar edhe opinion parparak të Komisionit të Venecias mbi ndryshimet kushtetuese lidhur me zgjedhjet.

Basha thotë se opinioni ishte një tjetër konfirmimin i akteve anti-kushtetuese të Kryeministrit Edi Rama të cilat i ka marrë në kushte ankthi dhe paniku.

Tjetër konfirmim i aktit anti-kushtetues edhe anti-demokratik të ndërmarrë nga Edi Rama në kushtet e ankthit dhe panikut në përballjen e 25 prillit”-deklaroi Kreu i PD.

Ndërsa lidhur me kandidimin e kreut të Partisë në 4 qarqe, kryedemokrati e cilësoi si taktit të panikut të Ramës.

“Unë mendoj se ky është një përcaktim tjetër i një taktike të ankthit dhe të panikut  të Edi Ramës dhe vetë Venecia ka thënë që është anti-demokratike. Partia Demokratike dhe unë personalisht  qëndrojmë me parimin  dhe parimi në këtë rast është që çdokush do të kandidojë vetëm në një zonë”-tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *