Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama është përpjekur të fshehë të vërtetën për shifrat e viktimave, pas 3 javësh prokuroria nuk ka lëvizur as gishtin


Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një intervsite për emisionin Kjo Javë në televizionin News 24

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli sërish për denoncimin e tij mbi manipulimin e mundshëm të shifrave në raportimin e numrit të viktimave, duke thënë se denoncimi në PD ka ardhur nga mjekët, duke hequr nga këta të fundit përgjegjësinë.

Basha deklaroi se “është qeveria, është kryeministri ai që është përpjekur të fsheh këtë të vërtetët të dhimbshme duke keqpërdorur mjekët, njerëzit që kanë nevojë sot për mbështetjen tonë pavarësisht prej dallimeve politike, i ka keqpërdorur në këtë debat”.

Shefi i selisë blu thotë se tre javë nga denoncimi i PD prokuroria nuk ka lëvizur as gishtin për të hetuar.

Denoncimi që ka ardhur i para disa javëve, ka ardhur drejtpërdrejtë nga QSUT dhe sot dy jave, po mbushen 3 javë që kur ka ardhur ky denoncim dhe prokuroria nuk ka lëvizur gishtin për të hetuar. Mund te kishte denoncuar, mund te kishte hetuar prokuroria dhe unë këtë ftesë bëra në qoftë se ju kujtohet që natën që e denoncova në një nga programet televizive thashë sonte le të vijnë, sepse kjo është një çështje e shëndetit dhe jetesës së qytetarëve. Nuk bëra asgjë tjetër veç se kërkova zbardhjen e të vërtetës. Ja ku jemi 3 javë më vonë dhe nuk është bërë asgjë për të zbardhur të vërtetën”-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *