Vendosni fjalën kyçe....

“Çështja është se cila vaksinë do vijë në Shqipëri”- Mjeku Edvin Prifti


Mjeku Edvin Prifti, i cili është shefi i kardiologjisë në QSUT e sheh me shqetësim çështjen e vaksinave. Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Prifti tha se autoritetet shqiptare duhet të shqetësohen se cilën lloj të vaksinës duhet të marrin në vend dhe për cilësinë e saj.

“Është shumë e rëndësishme që ne nuk mund të themi do futen vaksinat. E rëndësishme është çfarë vaksinash do sjellin në Shqipëri. Mua më intereson kualiteti i vaksinës sepse janë 58 lloje vaksinash. Secila mund të ketë problematikat e veta dhe mund të zgjidhet ajo që i shërben më mirë njeriut”, deklaroi Prifti emisionin “Java” në RTSH.

Ai theksoi se të dhënat shkencore të vaksinave vijnë nga kompanitë prodhuese që kanë interesa komerciale.

“Deri tani të dhënat shkencore vijnë nga vetë kompanitë dhe supozohet se janë kompani komerciale dhe kanë interest e tyre në tregun përkatës.” – tha Prifti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *