Një kambist është grabitur mëngjesin e sotëm në Korçë. Policia thotë se 30-vjeçarit Erion Renja iu grabit çanta e dorës, rreth orës 08:25 të mëngjesit nga dy persona ende të paidentifikuar.
“Më datë 05.12.2020, rreth orës 08:25, në lagjen nr. 18, dy shtetas të paidentifikuar, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E. R., 30 vjeç, banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”– thotë policia.
Në momentin kur u grabit, 30-vjeçari kishte pak që kishte dalë nga banesa ndërsa ishte nisur për në punë.
Nuk dihet ende shuma e parave që kishte i riu me vete në çantë.