Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Me Ramën ende nuk kemi rikthyer komunikimin, Kosova ka hasur në vështirësi për shkak të interesave të tij


Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Ora Neës ka komentuar marrëdhëniet e ngrira me Kryeministrin Edi Rama.

Haradinaj tha se me Ramën ende nuk ka arritur të ketë një përpjekje për rikthimin e komunikimit.

Më tej ai shtoi se Kosova ka hasur në vështirësi për shkak të qëndrimeve dhe interesave të Kryeministrit Edi Rama.

Mua s’më ka ardhur mirë që e kemi pasur një marrëdhënie kështu të prishur mes nesh për shkak se kam jashtëzakonisht shumë respekt për të gjithë bashkëkombësit e mi shqiptar kudo që janë në krejt botën. Vërtet kemi kaluar në situata të vështira me Kryeministrin Rama dhe ende nuk kemi arritur për ta rikthyer komunikimin, unë kam qenë i detyruar të mbaj qëndrime të drejta në mbrojtje të interesit nacional mbarë shqiptar por dhe në mbrojtje të interesit të Kosovës sepse Kosova është Shqipëri. Dëshira ime nuk është që unë të kem rol në zhvillimet e brendshme në Shqipëri, se nuk është detyra ime por e vërteta është që ne kemi hasur në vështirësi të madhe për shkak të qëndrimeve dhe interesave që ka pasur Kosova me Kryeministrin Rama”-tha Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *