Italianët nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në meshën e mesnatës në prag të Krishtlindjes, pas rregullave të reja të prezantuara nga qeveria.
Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi, se vendi do të zbatojë kufizime të forta gjatë sezonit të festave, kur zakonisht familjet mblidhen nën një çati për të festuar.
Ekspertët e shëndetit dhe politikëbërësit mbeten të shqetësuar se një Krishtlindje “normale” do të sillte një valë të tretë në Itali, raporton Reuters.
“Ka ende një rrugë të gjatë për të dalë nga pandemia”, tha Conte. “Ne duhet të shmangim rrezikun e një vale të tretë që mund të mbërrijë që në janar. Mund të jetë po aq e dhunshme sa e para dhe e dyta. ”
Ministrja e Re e Shëndetësisë Sandra Zampa tha se mesha e Krishtlindjes duhet të përfundojë rreth orës 8:30 pasdite, në mënyrë që besimtarët të mund të marrin pjesë në një tjetër meshë në orën 10:00.
Ajo i dekurajoi italianët që të ftojnë njerëz jo të familjes ose të familjes së madhe për festime.
“Nga 20 dhjetori, njerëzit do të jenë në gjendje të udhëtojnë jashtë rajonit të tyre vetëm për raste urgjente, përshembull të kujdesen për një prind të vetëm.”– tha Zampa gjatë një interviste.
Këshilli i përhershëm i ipeshkvijve katolikë u takua online më 1 Dhjetor për të diskutuar rreth masave të reja dhe se si ato do të ndikonin festimet tradicionale, njoftoi Catholic News.
Këshilli ka mbajtur qëndrimin se një masë e marrë herët është brenda frymës së traditës, por që ata ende duhet të përcaktojnë kohën për të siguruar që është “e përputhshme me shtetrrethimin”. Megjithatë zhvendosja e meshës disa orë më herët sipas tyre nuk e prish Krishtlindjen.
“Fakti simbolik i rëndësishëm për festimin e natës së Krishtlindjeve) nuk është ora e saktë – qoftë mesnata apo kohë tjetër – por fakti që festohet kur nuk ka dritë, kur errësohet, pikërisht për të bërë të qartë kuptimin simbolik të festës, që është ardhja e dritës së Krishtlindjeve në botë”– shkroi ati jezuit Antonio Spadaro në një gazetë italiane.
“Nëse dikush e kupton arsyetimin,” vazhdon ai, “do të kuptonte gjithashtu se nëse kremtimi i meshës gjatë natës zhvillohet kur jashtë është errësirë, por para mesnatës, sigurisht që nuk do ta bëjë Jezusin të lindë herët.”
Conte njoftoi kufizime të reja shtesë të premten,duke përfshirë ndalimin e udhëtimit midis rajoneve midis dative 21 dhjetor dhe 6 janar.