Vendosni fjalën kyçe....

Përplaset nga makina një 9-vjeçar në Durrës, dërgohet në spital


Një 9-vjeçar në Durrës është përplasur mesditën e sotme nga një makinë. Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Flakës dhe i mituri është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 05.12.2020, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Fllakës’, shtetasi F. I., 62 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.”– thotë policia.

Ndërkaq policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit që përplasi të miturin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *