Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria afgane dhe talibanët arrijnë marrëveshjen paraprake të paqes


Qeveria afgane dhe talibanët arrijnë një marrëveshje paraprake duke hapur rrugën për bisedimet e paqes.

Qeveria afgane dhe përfaqësuesit e talibanëve kanë njoftuar bashkarisht arritjen e një marrëveshjeje paraprake për të vazhduar me bisedimet e paqes, gjë që mund të çojë në një paqe afatgjatë në vendin e rrënuar nga lufta.

Marrëveshja e parë e shkruar midis të dy palëve shënon një përparim pas 19 vitesh luftë.

Kabuli zyrtar dhe talibanët kanë zhvilluar diskutime të nxitura nga SHBA-ja në Katar, megjithatë në Afganistan palët përfshihen ende në luftime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *