Vendosni fjalën kyçe....

“Qeveria Kurti u rrëzua nga deziformimi”-Raporti i Parlamentit Evropian dhe reagimet që pati


“Dezinformimi ka pasur ndikime direkt në politikë që të rrëzohet Qeveria Kurti në mars të këtij viti”,thuhet në një raport për Parlamentin Evropian mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballaknin Perendimor.

Raporti mban autorësinë e Samuel GREENE, Gregory ASMOLOV, Adam FAGAN, Ofer FRIDMAN, Borjan GJUZELOV dhe është kërkuar nga komiteti AFET.

“Vetë koalicioni ishte jetëshkurtër dhe u rrezua nga një operacioni dezinformues amerikan”, thuhet në studimin e publikuar.

Studimi tregon për trendet dhe modelet kryesore të dezinformatave dhe luftën kundër dezinformatave në gjithë rajonin në periudhën nga viti 2018 deri më 2020.

Dokumenti fokusohet po ashtu tek angazhimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe emërimin e të dërguarit të tij të posaçëm për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

I frustruar nga ajo që ai e pa si pengesë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori Grenell si duket aranzhoi që senatori David Perude dhe djalin e presidentit amerikan, Donald Trump Jr. të bënin një deklaratë në Twitter që sugjeronte se trupat amerikane do të tërhiqeshin nga Kosova. Ambasadori Grenell vazhdoi ta mbante këtë kërcënim – i cili nuk ishte bërë nga asnjë zyrtar amerikan – në negociatat me partnerët e koalicionit të Kurtit, duke bërë që të ngrihej një mocion mosbesimi që rrëzoi Qeverinë Kurti. Kjo lëvizje gjerësisht është dënuar në Evropë, përfshirë edhe përmes një demarshi të përbashkët të ambasadorëve të Francës dhe Gjermanisë në Prishtinë. Ky shembull tregon se si një aktor i huaj ishte në gjendje të prodhonte një kërcënim krejtësisht të trilluar dhe në këtë mënyrë të shtynte drejt ndryshimit të qeverisë”, thuhet në studim.

Reagimet

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi, ka reaguar pas publikimit të një studimi në të cilin Parlamenti Evropian ka konstatuar se amerikanët përmes dezinformatave kanë rrëzuar Qeverinë Kurti.

Bytyçi e ka quajtur mashtrim një studim të tillë, ndërsa ka shtuar se kjo është një metodë ruse, e cila nuk funksionon në Kosovë.

“Edhe për fund, duke e shikuar përmbajtjen më të thelluar siç po duket, kallxo.com, dhe BIRN i kanë dhënë inputet për këtë raport, mediumi që i ka financiuar gjatë Haki Abazi. Ndërsa sot, vet e kanë bërë lajmin”.

“Flm për mashtrim, por anti-amerikanizmi ka zero tolerancë, metodat ruse nuk funksionojnë tek ne!”, ka shkruar ndër të tjera zëdhënësi i PDK-së në Facebook.

Edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj studimit  ku ka konstatuar se amerikanët përmes dezinformatave kanë rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit.

Mustafa ka shkruar se ky studim është manipulim pasi që siç ka thënë ai është studim i bashkëmendimtarëve të Kurtit.

“Disa bashkëmendimtarë të majtë evropianë të tashmë forcës kryesore politike të së majtës në Kosovë (Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit), në një “studim” që paskan bërë për efektin e lajmeve të rreme në politikëbërje, përfshirë edhe Kosovën, më paska “akuzuar” si prodhues të lajmeve të rreme me qëllim rrëzimin e qeverisë së koalicionit ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së ! “, ka shkruar ai në “Facebook”.

Mustafa gjithashtu ka thënë se si kryetar i LDK-së, do ti drejtohet partive partnere të  LDK-së në EPP (Partitë Popullore Evropiane) me sqarimet e nevojshme për ta hedhur poshtë këtë “studim”, siç e ka quajtur ai  tendencioz dhe të motivuar ideologjikisht ndaj LDK-së.

” Meqë ky “studim” qenka bërë për nevojat e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, si kryetar i LDK-së, do t’u drejtohem partive simotra të LDK-së në EPP (Partitë Popullore Evropiane) me sqarimet e nevojshme për ta hedhur poshtë këtë “studim” tendencioz dhe të motivuar ideologjikisht ndaj LDK-së. “, ka shkruar ndër të tjera Mustafa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *