Vendosni fjalën kyçe....

Rama rrugës për në SHBA: S’do lë gur pa luajtur që vaksina anti-Covid të vijë në Shqipëri


Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara. Në një postim në “Twitter”, thotë se qëllimi i këtij udhëtimi është takimi me prodhues të vaksinës kundër Covid-19.

Ai zotohet se s’do lërë “gur pa lëvizur” për të sjellë vaksinën në Shqipëri,

 “Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama.

Qeveria shqiptare është në proces negocimi me disa kompani për të siguruar në kohë vaksinën anti-COVID, të paktën sipas deklarimeve që ka bërë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Qeveria ka bërë një parapagim prej 3.9 milionë dollarë për të mundësuar sa më shpejt të jetë e mundur vaksinën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *