Vendosni fjalën kyçe....

SHBA i jep fund programeve të Shkëmbimit me Kinën: Janë propagandë


Departamenti i Shtetit në SHBA i ka dhënë fund pesë programeve të shkëmbimit kulturor me Kinën, duke i quajtur ato “mjete të fuqishme të propagandës”.

Siç shkruan Reuters, DASH tha të premten se kishte përfunduar: Programin e Udhëtimit në Kinë për Arsimin e Politikbërësve, Programin e Miqësisë SHBA-Kinë, Programin e Shkëmbimit të Lidershipit SHBA-Kinë, Programin e Shkëmbimit Transpacific SHBA-Kinë dhe Programin Arsimor dhe Kulturor të Hong Kongut.

Në njoftim thuhet që programet ishin krijuar nën kujdesin e Aktit të Shkëmbimit Reciprok dhe Kulturor – një ligj i vitit 1961 i nënshkruar nga presidenti John F. Kennedy dhe që synonte rritjen e shkëmbimeve akademike dhe kulturore me vendet e huaja.

“Ndërsa programet e tjera të financuara nën kujdesin e MECEA janë reciprokisht të dobishme, pesë programet në fjalë financohen plotësisht dhe operohen nga qeveria (kineze) si mjete të propagandës së fuqisë së butë”, vazhdon deklarata.

Ambasada Kineze në Uashington nuk ktheu menjëherë një përgjigje mbi këtë lëvizje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *