Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Shkodër, ku një 46-vjeçar është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri.
Paraprakisht policia dyshon se viktima me inicialet B.M., ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.
“Më 05.12.2020, në fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, në banesë, është gjetur nga familjarët, i vetëvrarë me armë zjarri automatike shtetasi B. M. 46 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushte të gjendjes së rënduar psikologjike.”– njofton policia.
Në vendngjarje veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin rrethanave të kësaj ngjarje.