Kanë përfunduar sfidat e kategorisë Superiore të kampionatit shqiptar për këtë javë.
Kështu Skënderbeu ka barazuar ndaj Laçit me rezultatin 1-1.
Vllaznia ka mbajtur kreun me fitoren 1-0 ndaj Bylisit. Edhe Kukësi ka fituar me rezultatin minimal 1-0.
Ndërsa durrsakët kanë barazuar me Kastriotin me rezultatin 1-1.
Ditën e djeshme edhe derbi i kryeqytetit përfundoi në barazim pa gola.