Vendosni fjalën kyçe....

Basha: I tronditur nga denoncimi i qytetarit te Sanatoriumi, mjaft më me propagandë e gënjeshtra


Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar ashpër për publikimit të denoncimit të qytetarit, që po pret bashkë me të ëmën në dyert e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë.

Basha shkruan se ndihet i tronditur nga pamjet e publikuara dhe se vendi nuk duhet të kishte mbërritur në këtë pikë.

Kryedemokrati thekson se opozita ka kërkuar që në fillim marrjen e masave serioze për t’i dalë së keqes përpara.

Ai e mbyll deklaratën e tij duke thënë se duhet të ndalet propaganda dhe gënjeshtrat pasi bëhet fjalë për jetë njerëzish që ikin e nuk kthehen më.

“Jam shumë i tronditur nga këto pamje. Dhimbja e këtij djali që lufton për të shpëtuar jetën e nënës së tij, të thyen zemrën. Kjo është e vërteta e tmerrshme që po përjetojnë të sëmurët me covid dhe familjarët e tyre. Nuk duhet të kishim ardhur në këtë pikë! Kësaj i druheshim, prandaj kërkuam prej fillimit të merreshin masa serioze dhe të bëhej gjithçka për ti dalë të keqes para. Boll më me propagandë dhe gënjeshtra. Janë jetë njerëzish që kur ikin nuk kthehen më!” – shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *