Vendosni fjalën kyçe....

Britania do angazhojë avionët ushtarakë për transportin e vaksinave


Dhjetëra miliona doza të vaksinës kundër COVID-19 të prodhuara në Belgjikë do të transportohen në Britani me avionë ushtarakë për të shmangur vonesat në portet e shkaktuara nga Brexiti, sipas planeve të paparashikuara që po zhvillohen nga qeveria britanike, raporton The Guardian.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social (DHSC) dhe burime të larta në Ministrinë e Mbrojtjes (MM) konfirmuan për Observer të shtunën se ngarkesat e mëdha do të silleshin nga 1 janari nga ‘qielli’ nëse vijat rrugore, hekurudhore dhe detare do të ishin subjekt i vonesave të pritura pas kësaj date.

Nëpunësit civilë nga Ministria e Mbrojtjes dhe stafi i planifikimit ushtarak kohët e fundit kanë takuar zyrtarë nga forca e qeverisë për vaksinat për të diskutuar planet, duke i dhënë përparësi transferimit të shpejtë të dozave. “Ne do ta bëjmë këtë nëse është e nevojshme. Planet janë diskutuar”, tha një burim i Ministria e Mbrojtjes.

Avionët ushtarakë do të përdoren për të transportuar vaksinat anti-COVID në Britani me qëllim që të shmangen portet e goditura nga Brexiti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *