Facebook është akuzuar për diskriminim sistematik të qytetarëve të SHBA-së në një proces gjyqësor të ngritur nga Departamenti i Drejtësisë, i cili akuzoi gjigantin e teknologjisë për dhënien përparësi të mbajtësve të vizave të përkohshme.
Platforma e mediave sociale ‘krijoi qëllimisht’ një sistem të njëanshëm punësimi në të cilin mbajtësve të vizave të përkohshme – punëtorëve emigrantë – Facebook iu dha përparësi ndaj ‘punëtorëve të kualifikuar amerikanë’, sipas një njoftimi për shtyp nga Departamenti i Drejtësisë i botuar te enjten.
Departamenti ka ngritur një proces gjyqësor duke kërkuar pagë të prapambetur për amerikanët të cilët nuk ishin në gjendje të siguronin një punë në Facebook për shkak të sjelljes së tij gjoja diskriminuese.
Departamenti i Drejtësië po kërkon ndëshkime civile, ‘pagesa të prapambetura në emër të punëtorëve amerikanë tëcilëve iu mohua punësimi në Facebook’ për shkak të diskriminimit të pretenduar.
Praktikat diskriminuese të punësimit vazhduan nga fillimi i vitit 2018 deri më 18 shtator 2019, sipas padisë.
Për të fshehur faktin se amerikanët nuk aplikuan për pozicionet në fjalë, Facebook thuhet se shmangu postimin e vendeve të punës në faqen e internetit dhe kundërshtoi të merrte parasysh aplikimet e dërguara nga qytetarë të SHBA-së.