Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti lituanez anti-LGBT “kapet mat” në kamera me një burrë të zhveshur nga pas


Një deputet i njohur lituanez, i cili është shprehur kundër martesave ‘jo-tradicionale’ dhe të drejtave LGBT, është parë në shtëpi me një burrë të zhveshur, pasi me sa duket ndezi kamerën e tij aksidentalisht ndërsa ishte në një takim parlamentar në internet.

Petras Grazulis, një ligjvënës nga partia konservatore Rend dhe Drejtësi, mund të shihet shkurtimisht në video nga një seancë komiteti e asamblesë së vendit. Në pamjet, të shpërndara gjerësisht në internet, një burrë shfaqet pas politikanit, me sa duket i zhveshur, duke parë ekranin.

Kryetari i komitetit e kritikoi pamjen e shfaqur duke thënë se edhe pse bëhej fjalë për jetën personale, pamje të tilla nuk mund të shfaqeshin në një seancë parlamentare.

“Sigurisht që mund të themi se kjo është jeta personale e dikujt, por ai është i lidhur me një takim të parlamentit.” – tha Vytautas Juozapaitis.

Grazulis fillimisht pretendoi se burri ishte djali i tij. Sidoqoftë, ai me sa duket ndryshoi historinë e tij, duke pretenduar se ishte në të vërtetë një gazetar, Andrius Tapinas, i cili e kishte ‘persekutuar’ atë për një kohë të gjatë.

Pavarësisht nga fakti se burri në video nuk ka asnjë ngjashmëri me Tapinas, politikani nënkuptonte se ai kishte ndryshuar pamjen e tij.

“Ai po më ndjek gjithkund, nuk është çudi që ai arriti këtu.” – shtoi ai.

Grazulis është quajtur ligjvënësi më kundërshtues anti-LGBT i vendit dhe në vitin 2012 tha se të gjithë homoseksualët duhet të largohen nga Lituania.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *