Autoritetet rajonale në Gjermani kanë njoftuar se do të therin rreth 29,000 pula në zonën lindore të vendit të Mecklenburgische Seenplatte. Kjo pas një shpërthimi të virusit H5N8 të njohur dhe si gripi i shpendëve, shkruan RT.
Në javët e fundit, shumë vende në të gjithë Evropë kanë raportuar shpërthime të gripit të shpendëve. Përmendim këtu Kroacinë, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkruar, si dhe zogj të egër si në Belgjikë, Irlandë dhe Hollandë.
Agjencia e Sigurisë Ushqimore të BE-së (EFSA) ka paralajmëruar vendet që do të kërkohet bashkëpunim i ngushtë midis autoriteteve të shëndetit të kafshëve, publikut, mjedisit dhe punës në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës në kontinent.
Megjithëse rreziku për njerëzit konsiderohet i ulët – pasi transmetimi nga zogjtë te njerëzit është i rrallë dhe transmetimi nga njeriu te njeriu nuk është vërejtur ende – nëse virusi kontraktohet, mund të shkaktojë një sëmundje të rëndë.