Vendosni fjalën kyçe....

Kina ndez “diellin artificial” me energji bërthamore, 10 herë më i nxehtë se Dielli i vërtetë


Pekini ka ndezur me sukses reaktorin e tij të shkrirjes bërthamore të emërtuar ‘dielli artificial’, për herë të parë, raportoi China’s Daily. Ajo është projektuar të jetë një burim i pastër energjie, i ngjashëm me Diellin e vërtetë.

I bërë për të shumëfishuar reaksionet natyrore që ndodhin në diell duke përdorur gazra hidrogjeni dhe deuteriumi si lëndë djegëse, reaktori HL-2M Tokamak është pajisja më e madhe dhe më e përparuar e Kinës për hulumtimin eksperimental të shkrirjes bërthamore.

Ajo është e vendosur në provincën jugperëndimore të Sichuan dhe u përfundua në fund të vitit të kaluar. Reaktori shpesh quhet një ‘diell artificial’ për shkak të nxehtësisë dhe fuqisë së madhe që prodhon.

HL-2M Tokamak përdor një fushë të fuqishme magnetike për të shkrirë plazmën e nxehtë dhe mund të arrijë temperatura mbi 150 milionë gradë Celsius, afërsisht dhjetë herë më të nxehta se bërthama e Diellit.

Projekti është pjesë e përfshirjes së Kinës me Reaktorin Ndërkombëtar Thermonuklear Eksperimental (ITER), me seli në Francë.

ITER është projekti më i madh në botë i shkrirjes bërthamore me një çmim prej rreth 20 miliardë eurosh. Ai përfshin 35 vende dhe pritet të përfundojë në 2025.

Shkencëtarët kinezë kanë punuar që nga viti 2006 në zhvillimin e versioneve më të vogla të reaktorit të shkrirjes bërthamore, përfshirë HL-2M Tokamak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *