Vendosni fjalën kyçe....

“Më i keqi ndonjëherë” – Time “i vë kryqin” vitit 2020 në numrin e fundit


Revista e njohur amerikane ‘TIME’ ia ka kushtuar njërën nga faqet e para të saj këtë fundvit, vitit 2020.

Në pamjen e publikuar është viti 2020 i mbuluar nga një shenjë kryqi dhe i shoqëruar me shënimin: “Viti më i keq ndonjëherë”.

Artikulli i faqes së parë është shkruar nga gazetarja Stephanie Zacharek. Në përshkrimin e saj ajo thekson se ndërsa SHBA-ja është përballur edhe herë të tjera në histori më vite të vështira, 2020-ta është më viti i keq ndonjëherë.

Ajo përmend Luftën e Parë Botërore, Gripin Spanjoll. Luftën e Dytë Botërore e të tjera ngjarje më të vogla.

Ndërsa për vitin e tanishëm Zacharek përmend se ka pasur një ndikim të madh në shoqërinë amerikane dhe në mbarë botën, kjo për shkak të pandemisë Covid-19 që jo vetëm ka kushtuar deri tani më shumë se 1.5 milionë viktima por edhe u ka kushtuar vendin e punës miliona personave në mbarë botën e ka çuar drejt vetëvrasjes mijëra të tjerë.

U ka kushtëzuar jetën miliona personave dhe ka lënë pasoja të rënda në ekonominë amerikane e atë globale.

Përveç kësaj në rastin e SHBA-së ajo thekson protestat disa-mujore pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd, ërcarrjen e madhe në shoqërinë amerikane që vijon ende pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *