Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria mori 15 milionë euro borxh për pandeminë, por mbush xhepat e klientëve (Video)


Partia Demokratike ka publikuar videon nëpërmjet të cilës denoncon se edhe pse merr borxhe për të përballur pandeminë vazhdon të vjedhë qytetarët.

Sipas PD-së me paratë e marra borxh blihen pajisje 3 herë më të shtrenja. Këtë javë qeveria mori 15 milionë euro borxhe dhe po i shfrytëzon për të mbushur xhepat e klientëve dhe qeveritarëve.

Postimi i plotë:

Shqiptarët po e paguajnë shumë shtrenjtë faturën e qeverisë së dështuar dhe të papërgjegjshme, që vjedh edhe në kohë pandemie. Këtë javë qeveria mori edhe 15 milionë euro të tjera borxh për pandeminë, por paratë po shfrytëzohen për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe klientëve të saj.

Nga njëra anë merren lekë borxh, nga ana tjetër, me lekët borxh pajisjet anticovid për mbrojtjen e mjekëve po blihen 3 herë më shtrenjtë. Ato blihen me trefishin e çmimit nga qeveria, kur në spitale ka mungesa të mëdha dhe kur qytetarëve nuk u jepet as ndihmë e shtuar ekonomike për të përballuar krizën.

Na kushton më lirë që ta largojmë këtë qeveri! Vendi nuk e përballon dot edhe një mandat të tretë me Edi Ramën. Duhet të ecim përpara! Është koha për ndryshim!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *