Një djalë nëntë vjeçar është kapur duke drejtuar makinën, me babanë e tij të dehur brenda. Dhe për më tepër, po shkonte në një dyqan për t’i blerë atij akoma më tepër pije alkolike.
Mediat lokale shkruajnë se punonjësit e policisë e gjetën fëmijën pas timonit të një makine në qytetin Mosgiel të Zelandës së Re rreth orës 19.30 të shtunën.
Policia tha se babai i djalit, 32 vjeç, i kishte kërkuar atij që ta çonte në dyqan dhe ishte i dehur në sediljen e pasagjerit kur makina e tyre u ndalua nga uniformat blu.
Asnjë akuzë nuk është ngritur ende por hetimi mbi ngjarjen është duke vazhduar.
Mosha ligjore për ngarjen e makinës në Zelandën e Re është 16 vjeç.
NZ Herald shkruan se kjo ishte një fundjavë e ngarkuar për policinë që merrej me një numër “zhgënjyes” të njerëzve që u hipën timonit të pirë dhe fëmija u ndal pikërisht gjatë një aksioni kundër përdorimit të alkolit në timon.