Vendosni fjalën kyçe....

Britania prezanton “pasaportat” e vaksinës Covid-19 për qytetarët e saj


Miliona britanikë do të duhet të mbajnë me vete një letërnjoftim vaksinimi Covid-19, që provon se ata e kanë bërë vaksinën dhe do të nxiten ta mbajnë atë me vete gjatë gjithë kohës duke rritur frikën se qeveria po ndërmerr një hap të rrezikshëm në shkelje të të drejtave të njeriut.

Ministri James Cleverly e ka quajtur atë një pasaportë por pranoi se kartat ‘në fund të fundit kanë të bëjnë me zhbllokimin e jetës së njerëzve dhe ekonomisë’.

Ai i tha Sky News se shpresonte që ato të mos kërkoheshin si biletë për të hyrë në pub, restorante ose ngjarje sportive, shkruan Daily Mail.

Ministri tjetër i qeverisë, Michael Gove, ka mohuar çdo plan për një ‘pasaportë vaksinimi’ në Mbretërinë e Bashkuar – por bizneset duke përfshirë kompaninë ajrore Qantas kanë thënë tashmë se ata do të japin trajtim preferencial për këdo që ka bërë vaksinën dhe mund ta provojë atë me një dokument.

Sot kanë dalë pamjet zyrtare të kartës që do të marrin pacientët për të provuar se kanë bërë vaksinën Covid-19. Çdo person që e bën vaksinën do pajiset me të dhe do nxitet që ta ketë përherë me vete.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *