Danimarka do të ndalojë nxjerrjen e naftës nga Deti i Veriut në 2050, ka thënë qeveria daneze, duke shtuar se do të anulonte raundin e tetë të licencimit, të njoftuar në fillim të këtij viti.
Raundi nuk arriti të tërheqë shumë vëmendje, gjithsesi, me vetëm një aplikant që shprehu interes pasi French Total u tërhoq, vuri në dukje Reuters.
Danimarka nuk është një prodhues i madh i naftës dhe gazit. Megjithatë është prodhuesja më e madhe në BE, ndërsa në kontinent qëndron pas Norvegjisë dhe Britanisë. Vendi i vogël skandinav është gjithashtu një nga përcaktuesit më ambiciozë të klimës.
Kopenhagen zyrtar ka në plan të ulë çlirimet e krabonit me 70 përqind nga nivelet e vitit 1990 deri në vitin 2030 dhe të bëhet asnjanës për sa i përket karbonit deri në 2050.
“Tani po i japim fund epokës fosile dhe po tërheqim një vijë të drejtë midis aktiviteteve tona në Detin e Veriut dhe qëllimit të Aktit të Klimës për neutralitetin e klimës në 2050.” – tha ministri i Klimës, Dan Jorgensen, në komentet mbi deklaratën zyrtare në lidhje me pezullimin të kërkimit të naftës dhe gazit në Detin e Veriut.