Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i PD-së: Veliaj po i ndërton shkollat me trefishin e vlerës së shkollave në BE


Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se po vjedhin me tenderat e rindërtimit të shkollave e kopshteve në vend.

Në një deklaratë, demokrati Boçi, shkruan se ndërsa mijëra nxënës detyrohen të bëjnë shkollën me 3 e 4 turne për shkak të mungesës së shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, dyshja Rama-Veliaj e kanë mendjen të vjedhin.

Sipas tij, për të ndërtuar 14 objekte arsimore në Tiranë, Veliaj ka tenderuar 30 milionë euro, me një mesatare prej 2.1 milionë eurosh për objekt. Boçi thekson se ky është një çmim tre herë më i lartë se procedura e ndjekur në BE.

“Dy herë u anulua tenderi për ndërtimin e shkollave në Tiranë nga Erion Veliaj, megjithëse ai dhe Edi Rama premtuan se shkollat do të ishin gati në shtator. Të dyja herët, ajo që duket qartë është vjedhja me tenderat e rindërtimit për shkollat e Tiranës.  Për të ndërtuar 14 objekte arsimore, Erion Veliaj tenderoi 30 milion euro. Thënë ndryshe, me procedurën korruptive të Bashkisë së Tiranës, një shkollë apo një kopsht do të kushtojë 2.1 milion euro. Një çmim 3 herë më i lartë se procedura e ndjekur nga Bashkimi Europian për të njëjtën punë. Me standardet europiane, 1 shkollë e ndërtuar nga BE, do të kushtojë 680 mijë euro. Ky është shembulli se kur nuk ka mendje për të vjedhur, kostoja është më e lirë dhe mund të ndërtosh më shumë. Bashkimi Europian do të ndërtojë 22 shkolla me 15 milion euro, ndërsa Erion Veliaj dhe Edi Rama do të ndërtojnë më pak, 14 shkolla me 30 milion euro.” – denoncon Boçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *