Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me pandeminë Covid-19.
Sipas saj, 24 orët e fundit në vend kanë ndërruar jetën 17 persona. Numri i rasteve të reja është 695.
Viktimat janë 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Përmeti, 2 qytetare nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 58-79 vjeç.
Në 4 spitalet covid në Tiranë janë shtruar 463 pacientë nga të cilët 37 në terapi intensive me 9 të intubuar.