Vendosni fjalën kyçe....

Industria gjermane nis rimëkëmbjen, stimujt japin efekt


Shitjet e makinave kanë nxitur një rritje në prodhimin industrial në Gjermani, duke sinjalizuar se sektori i orientuar tek eksportet, ka sjellë një nisje të qëndrueshme të ekonomisë më të madhe të Europës në tremujorin e katërt.

Qeveria gjermane ka prezantuar një serë paketash të stimujve për të ndihmuar kompanitë dhe konsumatorët përgjatë pandemisë, përfshirë incentive për të blerë makina elektrike dhe hibride.

Prodhimi industrial u rrit me 3.2% në Tetor, pas një rritjeje me 2.3% një muaj më parë, sipas zyrës Federale të Statistikave.  Kjo ishte rritja më e madhe që prej Qershorit dhe theu projeksionet për një rritje me 1.6%. Krahasuar me muajin Shkurt, përpara se pandemia të mbërrinte në Gjermani, prodhimi industrial është në rënie me 5%.

Në industrinë e makinave, që është sektori më i madh në Gjermani, prodhimi u rrit me rreth 10% gjatë muajit, por është ende 6% poshtë niveleve përpara pandemisë.

iNDMasat e karantinës, që kanë detyruar një pjesë të madhe të sektorit të shërbimeve të mbyllen nga data 2 Nëntor, po zbehin perspektivën për ekonominë në tremujorin e fundit. Por, sipas analistëve, rënie e Produktit të Brendshëm Bruto në fundvit, ka gjasa të jetë më pak e theksuar se në vendet fqinje europiane, falë performancës së fortë të sektorit të manifakturës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *