Vendosni fjalën kyçe....

Infektohet me Covid, avokati personal i Donald Trumpit shtrohet në spital


Avokati personal i presidentit amerikan Donald Trump, Rudy Giuliani, ka dalë pozitiv për Covid-19 dhe po trajtohet në spital.

Lajmin e konfirmoi ai vetë si dhe presidenti, i cili bëri në një postim në “Twitter” për t’i uruar atij shërim të shpejtë.

“Bëhu mirë sa më shpejt Rudy, ne do të vazhdojmë!”– thotë Trump.

76 vjeçari u shtrua në Spitalin Universitar Medstar Georgetoën në Uashington të dielën, sipas raporteve të mediave amerikane.

Në një postim, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut falënderoi dashamirësit për mesazhet e tyre dhe tha se ai ishte duke u rikuperuar.

Giuliani është personi më i fundit i afërt me presidentin që është infektuar. Nuk është e qartë nëse ai po përjeton simptoma apo se kur e kapi virusin.

Presidenti dhe ekipi i tij janë kritikuar vazhdimisht për shmangien e udhëzimeve të sigurisë. Vetë Trump ishte i sëmurë në tetor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *