Një kompani e re japoneze ka shpikur një maskë inteligjente.
Ndërsa miliona njerëz në mbarë botë janë të detyruar të mbajnë një maskë fytyre e cila është detyrim për t’u mbajtur për të frenuar përhapjen e pandemisë Covid-19 sipas autoriteteve, kompania në fjalë shkoi përtej maskave të zakonshme.
Ajo mund të përdoret për ta bërë më të lehtë komunikimin dhe distancimin shoqëror.
Së bashku me një aplikacion, maska ‘C-Face Smart’ mund të transkriptojë diktimin, të amplifikojë zërin e përdoruesit dhe të përkthejë atë që ai thotë në tetë gjuhë të ndryshme.
“Prerjet në pjesën e përparme janë jetike për frymëmarrjen, kështu që maska e zgjuar nuk ofron mbrojtje kundër koronavirusit. Në vend të kësaj, është projektuar të vishet mbi një maskë standarde për fytyrën.” – shpjegon CEO-ja i Donut Robotics, Taisuke Ono.
E bërë nga plastika e bardhë dhe silikoni, maska ka një mikrofon të ngulitur që lidhet me smartphone-in e përdoruesit përmes Bluetooth. Sistemi mund të përkthejë në tetë gjuhë të ndryshme, si ato japoneze, kineze, koreane, vietnameze, indoneziane, angleze, spanjolle e franceze.