Kryeministri rumun pro-perëndimor, Ludovic Orban, ka thënë dorëheqje pasi Partia Liberale Kombëtare doli e dyta në zgjedhjet parlamentare në fundjavë, pavarësisht se parashikimet kanë qenë se do të mbetet në pushtet.
Njoftimi i Orbanit më 7 dhjetor, ka ardhur pas rritjes më të madhe sesa është menduar të opozitës së majtë.
Me 96 për qind të votave të numëruara, Social-Demokratët, që kanë dominuar politikën rumune prej rënies së komunizmit kanë fituar 30 për qind të votave, derisa partia e Orbanit ka rreth 5 për qind më pak të votave, raporton REL.
Në një transmetim të drejtpërdrejtë, Orban, qeveria e të cilit është kritikuar nga Social-Demokratët për menaxhim të pandemisë së koronavirusit, ka thënë se do të largohet duke e ditur se ka përmbushur detyrimet e tij.
Presidenti Klaus Iohannis pritet të zhvillojë konsultime me partitë që kanë fituar qasje në parlament për të emëruar kryeministrin e ri.
Megjithatë, Social-Demokratët do të kenë mungesë të aleatëve në parlamentin e ti dhe Iohannis – ish-lider i Partisë Liberale Kombëtare dhe kritik i ashpër i Social-Demokratëve – ka thënë se këta të fundit do të mbesin “jashtë procesit të vendimmarrjes politike” dhe Rumania do të ketë një qeveri të re të qendrës.
Iohannis ka thënë paraprakisht se nuk do të dëshironte që Social-Demokratët të ktheheshin në qeveri gjatë mandatit të tij, që skadon më 2024.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë 33 për qind.
Rumania konsiderohet si një prej vendeve më të varfra në Bashkimin Evropian.
Miliona qytetarë rumunë janë zhvendosur jashtë këtij shteti viteve të fundit, në kërkim të një jete më të mirë.