‘Monolitët’ prizmatikë që janë shfaqur ditët e fundit në të gjithë botën janë në të vërtetë e njëjta pajisje eksperimentale e teletransportimit që po testohet nga shkencëtarët rusë – ose të paktën kështu pretendojnë ata.
Objekte misterioze metalike janë shfaqur dhe zhdukur që nga java e kaluar në pjesë të ndryshme të planetit, nga një shkretëtirë e Utah, në një fshat në Rumani e në një majë mali në Kaliforni.
Një universitet në Tula, Rusi, pretendon se të gjithë ‘monolitët’ – siç janë quajtur, sipas objektit misterioz në filmin e Stanley Kubrick ‘Odyssey Space’ – ishin në të vërtetë e njëjta pjesë e teknologjisë eksperimentale që po testojnë aktualisht.
“Eksperimentet e kërcimit kuantik janë të paparashikueshme. Një gabim i bërë nga një teknik laboratori bëri që objekti të transportohej në mënyrë të pasaktë në SHBA dhe më vonë në Rumani.” – raportuan shkencëtarët.
Tani ‘Object-542’ është përsëri në vendin tonë të provës në rezervatin natyror të Konduki, shtuan ata, duke treguar pamjet e pajisjes së supozuar në destinacionin e njohur turistik si ‘provë’.