Vendosni fjalën kyçe....

Rihapet pika kufitare e Kapshticës për ata që duan të hyjnë në Shqipëri, kush përfiton


Ndërsa vijon të mbetet e mbyllur për të shkuar drejt Greqisë, pika kufitare e Kapshticës është hapur për personat që duan të hyjnë në Shqipëri.

Kjo pikë kufitare ka qenë e mbyllur prej disa javësh ndërsa pika e vetme e komunikimit mes dy vendeve është Kakavija.

Në Kapshticë do lejohen të hyjnë drejt Shqipërisë këmbësorët, mjetet e tonazhit të rëndë dhe kamionët e mallrave.

“Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash. Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.” – thuhet në njoftimin e stacionit të Policisë Kufitare të Kapshticës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *