Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika në një lokal në Ishëm, 3 të plagosur


Një konflikt me thika ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Ishëm të Durrësit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Uniformat blu thonë se ngjarja ka ndodhur në një lokal në orën 22:00 të mbrëmjes. Tre persona akuzohen se kanë përdorur thika për të plagosur tre të tjerët.

Lidhur me ngjarjen policia ka vënë në pranga të tre të dyshuarit si dhe pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja.

Ky i fundit gjithashtu është gjobitur edhe me masë administrative, pasi nuk respektoi orarin për mbylljen e aktivitetit.

DETAJET E POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasit:

  1. K., 36 vjeç, Xh. K., 21 vjeç, banues në Ishëm dhe R.(G). A., 34 vjeç, banues në Sukth.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Sh. I., dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasit D.(P). K., 55 vjeç dhe S. A., 62 vjeç, ndërsa shtetasi R.(G). A. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. K., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Sh. I., 31 vjeç, banues në Ishëm (pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja), për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka njoftuar Policinë për konfliktin e ndodhur në ambientet e lokalit të tij. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi nuk ka respektuar orarin e vendosur për mbylljen e aktivitetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *